Komuna e Shtimes publikon orarin e barnatoreve kujdestare për ditët e diel

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Shtimes ka publikuar orarin e barnatoreve që do të jenë kujdestare gjatë ditëve të diel, duke u kujdesur për ofrimin e shërbimeve farmaceutike për qytetarët edhe jashtë ditëve të zakonshme të punës.
Sipas njoftimit zyrtar, kujdestaria do të zhvillohet çdo të diel nga ora 08:00 deri në 20:00, me rotacion ndërmjet barnatoreve të ndryshme të qytetit, raporton Telegrafi.
Ky organizim është bërë në bashkëpunim me shërbyesit farmaceutikë, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohet qasje e pandërprerë në ilaçe dhe produkte të tjera mjekësore.
Lista e barnatoreve kujdestare dhe periudhat përkatëse janë si më poshtë:
Green – nga 26.10.2025 deri më 15.01.2026 – Rr. “Tahir Sinani”;
Ohana – nga 02.11.2025 deri më 18.01.2026 – Rr. “Tahir Sinani”;
Delta Pharm – nga 09.11.2025 deri më 25.01.2026 – Rr. “Tahir Sinani”;
Bio-pharm – nga 16.11.2025 deri më 01.02.2026 – Rr. “Tahir Sinani”;
Riga-2 – nga 23.11.2025 deri më 08.01.2026 – Rr. “Anton Çeta”;
Delta-pharm A – nga 30.11.2025 deri më 15.02.2026 – Rr. “Anton Çeta”;
Bardha-1 – nga 07.12.2025 deri më 17.02.2026 – Rr. “Adem Jashari”;
Med Pharmacy – nga 14.12.2025 deri më 22.02.2026 – Rr. “Anton Çeta”;
Riga – nga 21.12.2025 deri më 01.03.2026 – Rr. “Adem Jashari”;
Dior – nga 28.12.2025 deri më 08.03.2026 – Rr. “Tahir Sinani”;
Bardhi Med – nga 04.01.2026 deri më 15.03.2026 – Rr. “Anton Çeta”;
Bardha – nga 11.01.2026 deri më 22.03.2026 – Rr. “Anton Çeta”. /Telegrafi/



















































