Komuna e Shtimes nis projektin e ri në vlerë 350 mijë euro

Komuna e Shtimes ka nisur një projekt të ri të rëndësishëm dhe shumë të nevojshëm për banorët e saj.
Kryetari Qemajl Aliu ka bërë të ditur se ka nisur asfaltimi i rrugës që lidh rrugën “Hysiqi” me transitin drejt Ferizajt.
“Ky investim i ri e modern si dëshmi e vazhdimësisë së transformimit ka vlerë 350 mijë euro, gjatësi 1.2 km dhe gjerësi 5 metra, në respektim të standardeve më të larta të cilësisë”, ka thënë Aliu.
“Bashkë me qytetarët e zonës, përcollëm nga afër nisjen e punimeve të asfaltimit të rrugës që lidh rrugën “Hysiqi” me transitin drejt Ferizajt”, ka shtuar ai.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































