Komuna e Shtimes ende nuk ka arritur të siguroi lëndë djegëse për ngrohjen e shkollave. Kjo çështje gjatë ditëve të fundit ka nxitur reagimet e prindërve pasi që temperaturat kanë nisur të bien.
Ndërkohë të hënën nëpërmjet një komunikate për media ka reaguar subjekti i PDK-së, duke akuzuar qeverisjen lokale se po e rrezikon shëndetin e fëmijëve.
“Jemi në prag të dimrit dhe, me gjithë “përpjekjet e palodhura” të qeverisjes komunale, nxënësit e Komunës së Shtimes vazhdojnë të mërdhijnë nëpër klasa. Shkollat mbeten pa furnizim me dru për ngrohje, duke i lënë nxënësit dhe mësimdhënësit në mëshirë të motit të ftohtë. Duket se kalendari i zyrtarëve komunalë funksionon ndryshe, pasi që nga data 15 tetor – kur sipas Rregullores Komunale të Arsimit do të duhej të ndizeshin kaldajat – kemi kaluar më shumë se 27 ditë, por furnizimi me dru ende nuk ka ndodhur. Për këtë dështim, faji bie mbi qeverisjen e paaftë të Komunës së Shtimes, e drejtuar nga kryetari Qemajl Aliu, konkretisht mbi Drejtorinë e Arsimit, të udhëhequr nga Yllka Fejzullahu, UD. Lulzim Sahiti, dhe ndihmuar këtë herë nga UD e Zyrës së Prokurimit, Feride Rexhaj”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Sipas opozitës , ky grup drejtuesish, të cilët në vend se të kujdesen për ngrohjen e shkollave, duket se janë më të angazhuar të zhvillojnë tenderë të diskutueshëm, përmes të cilëve ky tender për dru është anuluar pas një procesi të vlerësimit të dyshimtë dhe plot ankesa nga operatorë të ndryshëm ekonomik.
“Pasojat e këtij dështimi nuk janë të vogla meqë, nxënësit po përballen me kushte të vështira mësimi që rrezikojnë jo vetëm cilësinë e të nxënit, por edhe shëndetin e tyre. Me temperaturat që po bien gjithnjë e më shumë, mësimdhënësit dhe nxënësit e kanë të pamundur të zhvillojnë procesin arsimor, duke rezultuar në mungesa të mëdha të nxënësve dhe stafit shkollor për shkak të sëmundjeve që po shpërthejnë nga mungesa e ngrohjes. Mungesa e kujdesit për një aspekt kaq bazik të infrastrukturës shkollore është një papërgjegjësi e rëndë nga ana e qeverisjes komunale”, thuhet në komunikatë.
Sipas PDK-së,është e paqartë se si buxheti i caktuar për ngrohjen e shkollave që përfshin fondet dhe kodin specifik buxhetor për këtë qëllim ka dështuar të përdoret për të furnizuar shkollat me dru në kohë, kur nevoja për to është e dukshme.
“Ky është një keqpërdorim i buxhetit publik, një dështim administrativ që tregon se, për zyrtarët tanë, prioritet nuk janë kushtet e nxënësve, por ndoshta tenderat dhe aktivitetet që janë në interes të vetë funksionarëve. Kërkojmë nga Komuna e Shtimes dhe nga organet përkatëse të ndërmarrin hapa urgjentë për të zgjidhur këtë krizë, për të garantuar që shkollat të kenë një ambient të ngrohtë dhe të sigurt, ashtu siç meriton çdo nxënës dhe çdo mësues”, thuhet në reagim.
Në anën tjetër Komuna e Shtimes nuk u është përgjigjur pyetjeve të Telegrafit lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë nëpërmjet një SMS-je, drejtoresha e Arsimti Yllka Fejzullahu ka thënë shkurt se së shpejti do të finalizohen procedurat e prokurimit për lëndë djegëse në shkolla.
“Procedura për furnizim me dru është në përfundim të procesit të prokurimit dhe do të zgjidhet shumë shpejt. Por shkollat kanë akoma dru të mbetura nga vitet e kaluara dhe asnjë shkollë nuk do të mbetet pa ngrohje”, ka thënë shkurt Fejzullahu. / Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Miratohet pjesërisht kërkesa e ZPS-së që dëshmitë e shtatë dëshmitarëve të pranohen me shkrim në rastin ndaj Thaçi dhe të tjerëve
Agim Aliu flet për zhvillimin e sportit: Pallati në Greme ndër më të veçantët në Kosovë
Policia në Shtërpcë takon pronarët e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje