LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 21° cloudy

Komuna e Prizrenit vazhdon mbështetjen financiare për shërbimet e varrimit

Komuna e Prizrenit vazhdon mbështetjen financiare për shërbimet e varrimit

Komuna e Prizrenit edhe sivjet do të vazhdojë bashkëpunimin me KRM “Ekoregjionin” sa i përket mbulimit të shpenzimit përkatësisht ofrimit të shërbimeve të varrimit.

Sipas praktikës tashmë disa vjeçare, Ekzekutivi komunal do të mbulojë shpenzimet e varrimit, derisa shërbimet përkatëse do të kryhen nga KRM “Ekoregjioni” në koordinim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren.

“Në prani të përfaqësuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, kryetari Shaqir Totaj nënshkroi kontratën me KRM “Ekoregjioni” SH.A., për kryerjen e shërbimeve të varrimit në tërë territorin e Komunës së Prizrenit, që ka për qëllim përmirësimin dhe organizimin e këtyre shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.


Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka bërë të ditur se në këtë mënyrë “vazhdon praktika e viteve të shkuara në mënyrë që qytetarët të lirohen nga barra e shpenzimeve të varrimit”.

“Kjo praktikë do të vazhdojë edhe sivjet, pra nuk ka ndryshime”, ka thënë Lamaj.

Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni”, Burim Shala ka konfirmuar për Telegrafin se kjo kompani do të vazhdojë ofrimin e këtyre shërbimeve sikurse në vitet e shkuara bashkë me Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, ndërkohë që shpenzimet do të mbulohen nga Komuna e Prizrenit.

“Shpenzimet e parapara për një varrim janë 290 euro, ndërkohë që gjatë vitit kryhen mbi një mijë raste të varrimit”, ka bërë të ditur Shala. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori