Komuna e Prizrenit tani e tutje do të bëjë mbulimin e të gjitha shpenzimeve të varrimit dhe në bashkëpunim me bashkësitë fetare dhe kompaninë rajonale “Ekoregjioni”, do të ofrojë edhe shërbimet e varrimit për të gjithë banorët e komunës së Prizrenit.
Lidhur me këtë, sot në konferencë për shtyp folën drejtori i drejtorisë së shërbimeve publike, Levent Kasemi dhe drejtori i drejtorisë së punës dhe mirëqenies sociale, Fejzë Kabashi, të cilët dhanë informacione të detajuara për ta njoftuar opinionin publik rreth kësaj çështjeje.
“Familjarët që kanë pasur rast vdekje, deri më tani kanë përfituar vetëm financiarisht me anë të subvencionimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit nga Komuna e Prizrenit, ndërsa tani e tutje përveç mbështetjes financiare me marrëveshjen e nënshkruar mes Kryetarit të Komunës dhe kompanisë Ekoregjioni, do të ofrohen edhe shërbimet duke përfshirë varrimin sipas ritualeve fetare, pa pasur nevojë të kenë obligime shtesë familjarët e të ndjerit.
E gjitha që duhet të bëhet nga familjarët është që në momentin kur ka rast vdekje të jepet njoftimi në numrin e telefonit +383 49 305 050 për të treguar adresën dhe kohën se kur duhet të bëhet varrimi i të ndjerit. Përveç kësaj, Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshje me Ekoregjionin edhe për mirëmbajtjen e të gjitha varrezave në territorin e komunës së Prizrenit. Sipas kësaj marrëveshjeje, do të bëhet pastrimi dy herë në vit i hapësirave të varrezave, duke për fshirë kositjen, largimin e shkurreve dhe krasitjen e drurëve”, thuhet në komunikatën e komunës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë