Komuna e Prizrenit dhe karabinierët diskutojnë për mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar komandantin e karabinierëve në Kosovë, Alberto Santini, me ç’rast kanë biseduar për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
“Gjatë takimit u diskutua për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit , duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe forcave të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton Telegrafi.
Në të njëjtën kohë është bërë e ditur se kryetari Totaj ka vlerësuar kontributin e karabinierëve në mbështetje të komunitetit dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































