Komuna e Prizrenit angazhohet për vlerësimin e dëmeve pas incidentit me fishekzjarrët, LVV kërkon llogaridhënie

Pas incidentit të shpërthimit të mjeteve piroteknike në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit, me ç’rast krahas të lënduarve ka pasur edhe pasoja në biznese, në prona rezidenciale dhe në automjete, autoritetet komunale kanë bërë të ditur se do të ndërmerren veprime për vlerësimin e dëmeve dhe shqyrtimin e mundësive për mbështetje materiale.
Drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri, Ramize Sinanaj-Shala ka kërkuar nga të dëmtuarit që kërkesat e tyre t’i parashtrojnë brenda afatit kohor prej shtatë ditësh në administratën komunale përkatësisht në këtë drejtori, raporton Telegrafi.
Ndërsa kryetari i Komunës, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se ka kërkuar që Komisioni për vlerësimin e dëmeve të del në terren dhe të bëj vlerësimin e dëmeve.
“Për t’iu ndihmuar të dëmtuarve, dhe në bazë të përllogaritjes së kostos së tyre, do të shikojmë mundësitë tona të përballimit financiar. Njëherësh do t’i drejtohemi edhe instancave më të larta qeveritare për ndihmë në këtë rast”, është shprehur Totaj.
Ditë më parë ai dhe nënkryetari Kujtim Gashi, kanë vizituar vendin e ngjarjes në rrugën ‘Ahmet Prishtina’, dhe ka nënvizuar se “ngjarje të tilla janë një thirrje e fortë për të gjithë ne që të jemi më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm në çdo moment”.
Por Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka shprehur qëndrimin se ky incident është pasojë e keqmenaxhimit dhe neglizhencës së kryetarit të Komunës.
“Ky incident, i cili mund të ishte shmangur, është tregues i qartë se menaxhimi i Komunës është bërë me arrogancë dhe pa përgjegjësi ndaj interesave të qytetarëve. Për ne, është e papranueshme që një kryetar komune t’i shmanget detyrës së tij dhe t’i injorojë thirrjet për veprime konkrete që kanë të bëjnë me jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në reagimin e LVV-së, raporton Telegrafi.
Madje kjo parti opozitare në nivel lokal ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Totaj, duke konsideruar se Prizreni meriton një udhëheqje që kujdeset për jetën, shëndetin, rendin dhe qetësinë publike , dhe “jo një kryetar që luan me fatin e qytetarëve”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në rrugën “Ahmet Prishtina”, më datën 31 dhjetor 2024 rreth orës 21:30 pat ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e mjeteve piroteknike në një pikë shitjeje në trotuar dhe si pasojë është përhapur zjarri në lokalet dhe ndërtesat përreth, derisa dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë, në këtë rast ka pasur dëme në lokale afariste, në amvisëri dhe në automjete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë takohet në Prizren me përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë

Totaj diskuton partneritetin e ndërsjellë dhe aktualitetin politik me ambasadorin Orav

Kryetari Totaj dhe Ambasadori Orav vizitojnë shkollën e re në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame