LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës: Vëllai i Kamishit e pengoi punën tonë

Komuna e Prishtinës: Vëllai i Kamishit e pengoi punën tonë

Komuna e Prishtinës, nëpërmjet një komunikate është ankuar se sot gjatë një aktiviteti të ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës për pastrimin e deponive ilegale, është penguar nga drejtori i Deponisë së Mbeturinave në Mirash, Abdullah Haxhiu – vëllai i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Sipas Komunës së Prishtinës, Haxhiu ka refuzuar që të lejojë maunet me mbeturina të zbrazen aty, duke kërkuar targat e maunave si dhe pagesë për zbrazjen e mbeturinave në deponi. Kjo ndërhyrje e tij, cilësohet si veprim me motive politike.

Si rezultat i kësaj pengese Komuna e Prishtinës thotë se nuk arriti që të përmbush planin e paraparë për pastrimin e të gjitha deponive ilegale.


“Ne e dënojmë një sjellje të tillë të Drejtorit të Deponisë së Mbeturinave në Mirash dhe konsiderojmë se kjo pengesë nga ana e tij është bërë me motive politike, duke e marrë parasysh se ai është vëllai i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut. Është për keqardhje se si individë të caktuar janë të gatshëm ta dëmtojnë interesin e qytetarëve vetëm për përfitime politike. Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të punojë me përkushtim të plotë që Prishtina të bëhet ashtu si i ka hije kryeqytetit”, thuhet në fund të kumtesës.

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori