LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës: Operatorët privat kanë qenë të njoftuar me reformën në transportin publik

Komuna e Prishtinës: Operatorët privat kanë qenë të njoftuar me reformën në transportin publik

Mëngjesin e sotëm, disa autobusë privat të linjave të ndryshme qarkulluese kanë bllokuar qarkullimin e autobusëve publik të komunës së Prishtinës.

Në lidhje me këtë protestë, zëdhënësi  i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se operatorët privatë kanë qenë të njoftuar me reformën që po ndodh në transportin publik shumë kohë më parë.

Sipas tij, reformës së transportit publik në Prishtinë duhet t’i përshtaten operatorët privatë, e jo anasjelltas.


Linja 3 bllokon qarkullimin e autobusëve (Foto)
Lexo po ashtu Linja 3 bllokon qarkullimin e autobusëve (Foto)

“Të gjithë operatorët privatë kanë qenë të njoftuar me reformën që po ndodh në transportin publik shumë kohë më parë. I kemi takuar dhe dje disa prej tyre dhe ua kemi sqaruar situatën. Autobusët e Trafikut Urban nuk e marrin linjën e tyre, por ndërhyjnë në disa zona të caktuara, me kërkesë të drejtpërdrejtë nga qytetarët. Ne nuk mund ta cenojmë interesin publik, për interes privat të cilësdo kompani. Reformës së transportit publik në Prishtinë duhet t’i përshtaten operatorët privatë, e jo anasjelltas”, ka thënë Tahiri për Telegrafin.

Ndryshe, që nga dita e djeshme kryeqytetit i janë shtuar 21 autobusë të rinj urban, mirëpo një gjë e tillë ka shtuar pakënaqësitë te autobusët e linjave të ndryshme private, të cilat janë shprehur kundër qarkullimit të këtyre autobusëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori