Komuna e Prishtinës njofton se ka nisur vendosjen e pajisjeve që mat zhurmën në hapësirat e gastronomisë.
Sipas njoftimit, bizneset në rast të mos vendosjes së tyre do të gjobitën deri 5 mijë euro.
“Filluam me vendosjen e pajisjeve për matjen e zhurmës në hapësirat e gastronomisë. Subjektet afariste kanë kohë të aplikojnë për certifikatë vetëm edhe deri të premten në formë fizike në sportele ose të dielën përmes formës online në ndotja akustike“, njofton nënkryetarja Donjeta Sahatçiu.
“Sigurisht, në rast se, subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri në datat e caktuara, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, bizneset të cilat nuk kanë aplikuar dhe rrjedhimisht nuk janë pajisura me certifikatë mund të dënohen me gjobat e përcaktuara sipas rregullores në fuqi nga 3,000-5,000 euro”, përfundon ajo. /Telegrafi/