Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nënshkruar Marrëveshjen për gjobat dixhitale të trafikut me Policinë e Kosovës dhe Postën e Kosovës.
Rama e ka quajtur këtë si hap të rëndësishme për sigurinë dhe rregullin në kryeqytet.
“Sot nënshkruam Marrëveshjen për gjobat dixhitale të trafikut me Policinë e Kosovës dhe Postën e Kosovës. Një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe rregullin në kryeqytet, duke modernizuar mbikëqyrjen dhe rregullimin dhe duke minimizuar kundërvajtjet në trafik”, shkruan Rama në Facebook.
Tutje, Rama ka shtuar se Kryeqyteti me hapa të shpejtë drejt modernizimit./Telegrafi/