Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike për Vitin e Ri

Komuna e Prishtinës, me urdhëresë të kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
Kjo ndalesë sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, vlen nga data 30 dhjetor 2016, deri më 3 janar 2017.
Në vendimin e Komunës së Prishtinës thuhet se personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në shumë prej 100 euro.
Nga
Telegrafi
27/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































