Site icon Telegrafi

Komuna e Leposaviqit jep mbështetje financiare për 59 fëmijët e lindur më 2024 dhe 32 çiftet e reja

Komuna e Leposaviqit

Komuna e Leposaviqit ka dhënë mbështetje financiare për 59 fëmijët e lindur në vitin 2024 dhe për 32 çiftet e reja.

Mbështetja financiare për fëmijët e lindur në këtë vit, në total është 17 mijë e 700 euro, ndërsa për çiftet e reja është 16 mijë euro, gjithsej 33 mijë e 700 euro, shkruan Telegrafi.

“Së fundmi kemi dhënë mbështetje financiare për 59 fëmijë të lindur ne vitin 2024 me shumë prej 300€ në total 17.700€. Poashtu kemi dhënë mbështetje financiare për 32 çifte të reja me shumë prej 500€ në total 16.000€”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se si qeverisje lokale janë të përkushtuar për mirëqenien e banorëve të Leposaviqit, pa dallim nacionaliteti.

“Komuna nuk do të ndalet do të subvencionojmë brenda vitit 2024 edhe në kategorit: Arsim, Shëndetsi dhe Bujqësi, e gjitha kjo që qytetari i Leposaviqit pa dallim nacionaliteti sado pak ta ketë ndihmë nga Komuna dhe ta lehtësojmë jetesën e tyre”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version