Komuna e Kaçanikut me buxhet vetjak për çdo vjet po ndërton terrene sportive nëpër lokalitete të ndryshme. Së fundi është ndërtuar një i tillë në fshatin Glloboçicë. Këto terrene përveç banorëve dhe të rinjve, ato veçanërisht do t’i shërbejnë nxënësve të shkollave.

Besim Ilazi, kryetar i Komunës së Kaçanikut ka thënë për telegrafin se terrenet sportive kompletohen me infrastrukturë përcjellëse si tribuna, rrethoja e të tjera.


Sa i përket projekti të fundit në Glloboçicë Ilazi ka thënë se ai është i dedikuar edhe për aktivitete të ndryshme për banorët dhe shkollën.

“Vlera e investimit e tëra nga buxheti komunal 136139.48 euro. Kanë përfunduar edhe terrenet tjera sportive në Kaçanik ku përfshihen: fusha e volejbollit, basketbollit, hendbollit, futbollit dhe tenisit. Vlera e investimit 122 mijë euro. Po ashtu për çdo vit e ndërtojmë nga një sallë sportive në shkolla, ku janë përfunduar në: Begracë; Elezaj, dhe në Biçec, ndërkaq në këtë vit ka filluar edhe në Bobë, kurse në vitin tjetër fillon në Dubravë. Jemi në përfundim edhe të dy parqeve ku në njërën përfshihet edhe terreni sportiv. Pra, në fshatin Rekë dhe Kaçanik të Vjetër. Vlera e dy parqeve është 179 mijë euro. Pra, të gjitha nga buxheti komunal”, ka thënë Ilazi. /Telegrafi/.

466759897 1111396917656382 3728426599174053213 n

466509831 1111397404323000 9111196912697273199 n

466376453 1111396834323057 7158814232903068103 n

466385602 1111396884323052 5603110621648051463 n

466386826 1111396967656377 1748178518752336432 n

466406504 1111396764323064 8071160681125243679 n