Komuna e Drenasit zyrtarisht anëtare e organizatës ndërkombëtare “Mayors for Peace”

Komuna e Drenasit është pranuar zyrtarisht në organizatën ndërkombëtare Mayors for Peace, një nismë e nisur nga qyteti i Hiroshimës që synon promovimin e paqes globale dhe eliminimin e armëve bërthamore.
Në letrën e dërguar kryetarit Ramiz Lladrovci, presidenti i organizatës, Matsui Kazumi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve për ndërtimin e një bote të sigurt dhe pa kërcënime.
Komuna e Drenasit i bashkohet tashmë një rrjeti prej mbi 8,000 qytetesh anembanë globit që angazhohen për paqe, siguri dhe solidaritet ndërkombëtar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































