Komuna e Drenasit sqaron vendimin për dhënien në shfrytëzim të 51 pronave komunale

Komuna e Drenasit ka sqaruar se vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të 51 pronave komunale, miratuar në Kuvendin Komunal, ofron mundësi për shfrytëzim, por nuk i ka dhënë pronat askujt.
Ky proces është pjesë e një procedure të gjatë ligjore dhe transparente, e cila përfshin përzgjedhjen e ofertave më të mira nga Komisioni i caktuar nga Kuvendi, dhe kalimin e të gjitha fazave të vlerësimit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Komuna theksoi se raportimet se “51 prona janë dhënë për 99 vite” janë të pasakta.
“Pas miratimit të sotëm të kësaj liste paraprake, është hapur rruga për procedurat tjera ligjore. Fillimisht nga Kuvendi i komunës propozohet dhe votohet Komisioni që merret me këtë çështje i cili do të përbëhet nga anëtarët e Kuvendit, duke përfshirë pozitën e opozitën, anëtarë të ekzekutivit, ekspertët dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Pas miratimit të këtij Komisioni nga Kuvendi i Drenasit dhe vlerësimit të ligjshmërisë nga ana e MAPL-së, merret vendim për shpalljen publike të pronave që vlerësohen të jepen në shfrytëzim. Komisioni përzgjedhë pastaj ofertat më të mira sipas kritereve në harmoni me Ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës publike”, njofton Komuna e Drenasit.
Reagimi i plotë i Komunës së Drenasit:
Sot, Kuvendi i Drenasit ka ofruar mundësi për dhënien në shfrytëzim të 51 pronave, nuk i ka dhënë askujt asnjë pronë komunale
Në pajtim me procedurat, Kryetari i Komunës së Drenasit ka propozuar në Kuvendin e Drenasit dhe me shumicën e votave të asamblistëve, është miratuar Lista paraprake e pronave të paluajtshme për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për personat fizik dhe juridik, në pajtim me Ligjin nr. 06/l-092 për Dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.
Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të sqarojë qytetarët e Komunës së Drenasit, mediat dhe gjithë të interesuarit tjerë se janë keq informuar nga mediat të cilat kanë cituar disa anëtarë të Kuvendit sikur gjoja komuna sot “ka dhënë në shfrytëzim 51 prona për 99 vite”.
Pas miratimit të sotëm të kësaj liste paraprake, është hapur rruga për procedurat tjera ligjore. Fillimisht nga Kuvendi i komunës propozohet dhe votohet Komisioni që merret me këtë çështje i cili do të përbëhet nga anëtarët e Kuvendit, duke përfshirë pozitën e opozitën, anëtarë të ekzekutivit, ekspertët dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Pas miratimit të këtij Komisioni nga Kuvendi i Drenasit dhe vlerësimit të ligjshmërisë nga ana e MAPL-së, merret vendim për shpalljen publike të pronave që vlerësohen të jepen në shfrytëzim. Komisioni përzgjedhë pastaj ofertat më të mira sipas kritereve në harmoni me Ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës publike.
Lista e pronave të përzgjedhura nga Komisioni për t’u dhënë në shfrytëzim, propozohet nga Komisioni në mbledhje të Kuvendit, dhe pastaj Kuvendi është ai që miraton, ose jo propozim vendimet e Komisionit për t’u dhënë në shfrytëzim pronat publike.
Me miratimin e pronave në Kuvend, vendimi dërgohet prapë për vlerësimin e ligjshmërisë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe vetëm pas vlerësimit si të ligjshëm i procedurës për dhënien e pronës nga MAPL, hapet rruga e nënshkrimit të kontratës në mes të Kryetarit të Komunës dhe personit juridik ose fizik.
Këto janë procedura standarde ligjore të dhënies së pronës komunale në shfrytëzim, ndërsa një pjesë e mediave sikur gjoja “Komuna sot ka dhënë në shfrytëzim 51 prona komunale”, është keqinformim, sepse komuna sot, nuk ka dhënë asnjë pronënë shfrytëzim.
Kryetari i komunës ashtu sikur edhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Drenasit kanë për qëllim të sigurojnë shfrytëzimin efektiv të pronës së paluajtshme të komunës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, rritjen e vlerës së pronës së paluajtshme të komunës dhe përmbushjes së interesit të përgjithshëm.
Do të ishte fat për Komunën e Drenasit nëse lajmi i mediave do të ishte i saktë. Procedura për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme për investitorët, kompanitë vendore e ndërkombëtare, është procedurë më e gjatë, transparente dhe gjithmonë e zhvilluar mbi bazë ligjore. Komuna mirëpret investitorët dhe krijimin e vendeve të reja të punës, por, do t’i respektojë të gjitha procedurat, pavarësisht se kush do të shpreh interesim për shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale.
Kuvendi i Drenasit, sot, ofroi mundësi për dhënien në shfrytëzim të 51 pronave e nuk i ka dhënë askujt asnjë pronë komunale në shfrytëzim. Qytetarët nuk duhet të bien pre e informatave të mangëta.
Lusim të gjitha mediat që kanë raportuar sot, të citojnë këtë komunikim zyrtarë të komunës dhe sqarimet e nevojshme për procedurat e dhënies të pronës komunale në shfrytëzim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa