Komuna e Drenasit njofton qytetarët se kanë filluar punimet për rehabilitimin e gropave

Komuna e Drenasit përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë (DShPE) njofton qytetarët se kanë filluar punimet për rehabilitimin e gropave me asfalt në rrugët e Komunës së Drenasit.
Ky aktivitet po realizohet me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
"I lusim qytetarët për vigjilencë dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat ku po zhvillohen punimet, si dhe për mirëkuptim për ndonjë pengesë të përkohshme që mund të shkaktohet gjatë këtij procesi", thuhet në njoftimin e tyre./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































