LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 9° cloudy

Komuna e Dragashit rikujton udhëheqësit e fshatrave rreth çështjes së pagesës së ndriçimit publik

Komuna e Dragashit rikujton udhëheqësit e fshatrave rreth çështjes së pagesës së ndriçimit publik

Komuna e Dragashit përmes një njoftimi ka rikujtuar se nga muaji shkurt 2025 do të marrë përsipër pagesën e shpenzimeve të ndriçimit publik për të gjitha fshatrat që kanë të instaluar ndriçimin publik, por që deri më tani nuk janë përfshirë në sistemin e pagesave nga ana e Komunës.

“Ashtu siç jeni në dijeni, ju rikujtojmë edhe një herë se, nga muaji shkurt i këtij viti, Komuna e Dragashit do të marrë përsipër pagesën e shpenzimeve të ndriçimit publik për të gjitha fshatrat të cilat e kanë të instaluar ndriçimin publik, por nuk janë ende në sistemin e pagesave nga ana e Komunës”, thuhet në njoftim.

Kjo iniciativë sipas autoriteteve lokale synon që të lehtësojë barrën financiare për fshatrat dhe të sigurojë funksionimin e rregullt të ndriçimit publik.


Për këtë arsye, kryetarët e fshatrave përkatëse përmes rikujtimit janë udhëzuar që t’i drejtohen me kërkesë zyrtare Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike.

“Në kërkesë duhet të dëshmohet se janë të plotësuara kushtet në vijim: Gjithë rrjeti i ndriçimit duhet të jetë i lidhur me orëmatës të shpenzimit të energjisë elektrike; dhe Orëmatësi të cilin do ta marrë Komuna si obligim për pagesë, nuk duhet të ketë borxhe (fatura duhet të jetë e paguar deri në muajin janar 2025). Si dëshmi duhet të bashkëngjitet fatura e muajit janar 2025”, thuhet në rikujtim, teksa për çdo sqarim shtesë është theksuar se mund të kontaktohet drejtori Rexhep Ibrahimi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori