LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 12° cloudy

Komuna e Dragashit publikon planin vjetor për subvencionet, shuma e përgjithshme 390 mijë euro

Komuna e Dragashit publikon planin vjetor për subvencionet, shuma e përgjithshme 390 mijë euro

Komuna e Dragashit ka publikuar planin vjetor të mbështetjes financiare publike për organizatat joqeveritare. Në këtë tabelë figurojnë edhe subvencionet për fermerët, bursat për studentët, sikurse edhe subvencionet e shëndetësisë.

Shuma e përgjithshme e mjeteve të planifikuara për këto lloje të mbështetjes nga buxheti komunal i Dragashit gjatë vitit 2025 është 390 mijë euro, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka paraparë 140 mijë euro për mbështetjen e OJQ-ve që veprojnë në këto tri fusha.


Për organizatat që merren me art dhe kulturë janë paraparë 60 mijë euro, ku shpalljet pritet të publikohen në muajin janar dhe qershor, derisa zbatimi i projekteve parashihet të fillojë në shkurt dhe në korrik e gusht.

Për organizatat sportive janë planifikuar 70 mijë euro, me ç’rast shpallja pritet të publikohet në muajin mars dhe zbatimi i projekteve të fillojë në prill.

Për organizatat rinore janë paraparë 10 mijë euro dhe thirrja është planifikuar për muajin prill, ndërkohë që implementimi i projekteve parashihet të nis në muajin maj e qershor.

Ndërkaq Drejtoria e Arsimit ka planifikuar 50 mijë euro në formë bursash për studentët lokalë, raporton Telegrafi.

Drejtoria e Bujqësisë ka paraparë 100 mijë euro subvencione për fermerët e bletarët, si dhe për organizimin e panairit me produkte vendore.

Nga Zyra e Kryetarit janë planifikuar 100 mijë euro subvencione për shëndetësi dhe memorandume, të dedikuara për qytetarët dhe një organizatë.

Sipas dispozitave të Rregullores  mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve ofruesit e mbështetjes financiare duhet të përgatisin planin vjetor përkatës më së largu 30 ditë pas miratimit të buxhetit vjetor të Republikës së Kosovës, dhe ta dërgojnë atë në Zyrën për qeverisje të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Magazina
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori