Komuna e Deçanit vazhdon të mbetet ende e pa prekur nga virusi COVID-19.

E në kuadër të masave parandaluese kjo komunë pas takimit me Shtabin Komunal për Menaxhimin e Emergjencës Shëndetësore, ka marrë vendim për ndalimin e disa veprimtarive.


Në vendimin e marrë pika e parë thuhet se “ndalohet në tërë territorin e komunës së Deçanit furnizimi sipas porosive On-Line (posta e shpejtë)”

Komuna e Deçanit ka ndaluar edhe veprimtaritë ndërtimore, shërbimet nëpër markete, barnatore, furra e pompa të derivateve dhe operatorëve tjerë nëse nuk i zbatojnë masat mbrojtëse e sidomos mbajtjen e distancës sociale.

Përpos këtij vendimi, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditura edhe disa rekomandime shtesë që kanë dalë nga takimi i mbajtur sot me Shtabin Komunal për menaxhimin e Emergjencës shëndetësore

"1. Qytetarët e Deçanit të vetëizolohen, sidomos ata që kanë ardhur tashmë nga komunat të cilat janë në karantinë.
2. Karantinimi i komunës së Deçanit, sipas vlerësimit të përbashkët Ministrinë e Shëndetësisë.
3. Mbyllja e të gjitha veprimtarive në Deçan për dy javët në vijim.
4. Furnizimi i familjeve me gjërat elementare për dy javë në mënyrë që mos të qarkullojmë dhe gatishmëria e komunës për të furnizuar familjet me nevojë emergjente, sipas skemës tashmë të ndërtuar.
Këto rokomandime shëndrrohen në vendime pas vlerësimit të duhur me qëllim që të tejkalojmë këtë situatë", ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Ndryshe Ramosaj, sot tha se Deçani i ekspozohet rrezikut potencial të prekjes nga virusi COVID-19. /Telegrafi/

92953546 3568218039861660 6723416816762224640 n

92925831 3568218049861659 7619293659803942912 n