Përfaqësuesit e qeverisë komunale të Dragashit dhe të Shoqatës së Afaristëve “Sharri” kanë bërë thirrje për përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në Komunën e Dragashit.
Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini ka takuar Shoqatën e Afaristëve “Sharri” me qëllim të adresimit të problemeve të vazhdueshme të furnizimit me energji elektrike në këtë komunë, raporton Telegrafi.
Në njoftimin e përbashkët thuhet se tashmë ka një kohë të gjatë që situata e furnizimit me energji elektrike në tërë territorin e kësaj komune është e paqëndrueshme.
“Ndërprerjet e shpeshta të furnizimit me energji elektrike po krijojnë pasoja të shumta, duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike për bizneset lokale, si dhe dëme të ndryshme në amvisëri. Ndonëse në territorin e Komunës së Dragashit operojnë hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike më shumë sesa që konsumojnë qytetarët e Komunës sonë, ajo prapë po neglizhohet nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët e bizneset po ballafaqohen çdo ditë me mungesë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit dhe Shoqatës së Afaristëve “Sharri”.
Komuna dhe afaristët kanë kërkuar nga institucionet kompetente të KEDS-it dhe KOSTT-it që të ndërmarrin hapa konkretë dhe të menjëhershëm për përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në Komunën e Dragashit, raporton Telegrafi.
“Komuna e Dragashit dhe Shoqata e Afaristëve “Sharri” janë të gatshme për t’u takuar me institucionet përgjegjëse, për t’i adresuar problemet dhe shqetësimet e qytetarëve dhe bizneseve lokale, në mënyrë që situata me energji elektrike në Komunën tonë të normalizohet sa më shpejt. Mbesim me shpresë se kërkesa jonë si përfaqësues të qytetarëve dhe bizneseve lokale të merret me urgjencë dhe të trajtohet me prioritet”, përfundon njoftimi i përbashkët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Martohet për herë të dytë Fero

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë