LAJMI I FUNDIT:

Kompania përgjegjëse për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë: Demantojmë informacionet që kanë për qëllim denigrimin e kompanisë sonë

Kompania përgjegjëse për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë: Demantojmë informacionet që kanë për qëllim denigrimin e kompanisë sonë

Kompania “Brako DOO” e cila ka qenë përgjegjëse për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë, ka reaguar për tragjedinë e mbrëmshme.

Nga kjo kompani i hedhin poshtë të gjitha informacionet që qarkullojnë në media, se ka pasur lëshime të mëdha gjatë ndërtimit kovid-qendrave, të cilat mbrëmë i shkrumboi zjarri, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kompania jonë, e cila punon sipas standardeve më të larta të cilësisë, është furnizues i kontejnerëve modularë të parafabrikuar në spitalin modular të përmendur, dhe në interes të informimit objektiv të publikut, ne duam të theksojmë se pjesa e gjërave që ishin përgjegjësia jonë gjatë ndërtimi u realizua në përputhje me të gjitha standardet moderne të sigurisë dhe cilësisë”.


“Para pranimit teknik, të gjitha pozicionet e punës që ishin detyrimi ynë u testuan dhe u kontrolluan, siç dëshmohet nga pranimi i rregullt teknik i objektit, i cili më pas u dorëzua për përdorim, në përputhje me standardet rigoroze të Bankës Botërore si financues i projektit, përmes njësisë projektuese në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale”.

“Me këtë rast, ne dëshirojmë të përmendim se vërejtjet që u shfaqën gjatë pranimit teknike, të cilat u përmendën nga disa media, ishin kryesisht të një natyre estetike, dhe nuk mund të lidhen me tragjedinë, dhe të njëjtat u mënjanuan me kujdes brenda afatit të caktuar, para lëshimit në përdorim të spitalit”.

“Ne kërkojmë që i gjithë dokumentacioni për pranimin teknik të publikohet nga institucionet kompetente. Kompania jonë u bën thirrje të gjitha organeve hetimore të sqarojnë sa më shpejt të gjitha rrethanat që lidhen me këtë ngjarje tragjike dhe të dalin me detaje nga hetimi”.

“Kompania është në dispozicion për ndihmë profesionale, informacion dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, në mënyrë që të sqarohet rasti sa më shpejt të jetë e mundur. Në fund, ne jemi të shqetësuar nga manipulimet me këtë rast dhe apelojmë dhe bëjmë thirrje që kjo tragjedi dhe humbja e jetëve njerëzore të mos përdoren si mjete të grindjeve të përditshme politike dhe personale”.

“I mohojmë ashpër të gjitha spekulimet, qëllimi i vetëm i të cilëve është të denigrojnë kompaninë tonë, dhe jo të zbulojnë arsyet e vërteta të ngjarjes tragjike. Ne do të informojmë publikun në kohën e duhur për çdo njohuri ose informacion të ri“, thuhet në njoftimin e kompanisë Brako./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Kalo në kategori