LAJMI I FUNDIT:

Komisioni parlamentar për politikë të jashtme e Shqipërisë diskutoi për situatën në Maqedoni (Video)

Komisioni parlamentar për politikë të jashtme e Shqipërisë diskutoi për situatën në Maqedoni (Video)

Komisioni parlamentar për politikë të jashtme e Shqipërisë ka realizuar seancë urgjente me përfaqësuesit e Ministrisë për punë të jashtme rreth situatës politike në Maqedoni dhe rolin e faktorit shqiptar, njofton korrespondenti i MIA nga Tirana, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas zëvendësministres Odeta Barbullushi, ajo që ka sjellë deri në përkeqësim të paqëndrueshmërisë politike, mes tjerash është edhe amnistia e dhënë nga presidenti i Maqedonisë.

Falja ose amnistia nga ana e presidentit, në fakt, në mënyrë objektive i ka minuar të gjithë ose pjesën më të madhe të qëllimeve që duhej të arrihen me Marrëveshjen e Përzhinos, meqë janë amnistuar të gjithë ata persona, emrat e të cilëve dolën nga përgjimet, si të dyshuar dhe të përfshirë në afera të ndryshme korrupsioni, ka deklaruar Barbullushi.


Pas kësaj, seanca ka vazhduar edhe rreth një orë pas dyerve të mbyllura, ndërsa burime nga televizioni tiranas Top Channel, kanë konfirmuar që diskutimi kryesisht ka qenë i përqendruar në rolin e faktorit shqiptar në Maqedoni. Gjatë kësaj është referuar që BDI është “Për” mbajtjen e zgjedhjeve në 5 qershor, ndërsa PDSH akoma nuk ka qëndrim rreth kësaj.

Po ashtu është prezantuar edhe lista e partive më të vogla politike të cilat kohëve të fundit kanë dalë në skenën politike dhe rëndësinë që ata mund ta kenë në politikën e Maqedonisë.

Deputetët, anëtarë të Komisionit për politikë të jashtme kanë kërkuar nga Ministria të mbaj kontakte të vazhdueshme lidhur me gjendjen në Maqedoni, por ti shmanget përzierjes në politikën e brendshme të Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
Kalo në kategori