Komisioni i Venecias e publikoi mendimin Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i dorëzuar nga Qeveria disa muaj më parë. Opinioni i shprehur sot është në masë të kujdesshme pozitiv, por me pika të qarta kritike lidhur me disa aspekte të tij.

Në thelb Komisioni e ka mirëpritur qëllimin dhe frymën e propozim-ligjit, e merr në konsideratë lëvizjen përpara nga sistemi ngurtë i Balancerit, kundrejt një modeli më fleksibil, që kombinon përfaqësimin adekuat me punësimet në bazë të meritës dhe që është gjerësisht në linjë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.


Komisioni, gjithashtu mirëpret dorëzimin e hershëm të propozimit për rishqyrtim dhe faktin që ligji përfshinë parime si: kompetenca, mosdisktriminimi, vetë deklarimi vullnetar dhe përfaqësimi proporcional jo matematikisht i ngurtë.

Megjithatë, Komisioni e konsideron se propozim ligji është tepër i përgjithshëm dhe i paplotë. Për këtë, kërkon që ligji të ketë më shumë nene, ndërsa më e shkurtër të jetë metodologjia, respektivisht akti nënligjor.

Kritika kryesore është se draft-ligji nuk e rregullon në mënyrë të qartë se si punësimi do të funksionojë në praktikë, duke lënë elemente thelbësore për tu rregulluar më vonë përmes akteve nënligjore dhe legjislacionit të fushës.

Për arsye të sigurisë juridike, legjitimitetit demokratik dhe efektivitetet, Komisioni thekson se rregullat bazë të punësimit, garancitë për përzgjedhje mbi bazën e meritës dhe kufijtë e masave pozitive duhet të përcaktohen shprehimisht në vet ligjin.

Si përfundim ky opinion nuk përbën refuzim të ligjit, por një mbështetje e kushtëzuar: Drafti shihet si një hap në drejtimin e duhur me kusht që të pësojë ndryshime thelbësore për të sqaruar mekanizmat për garantuar përparësinë e kualifikimeve, për të parandaluar abuzime dhe për të siguruar zbatim proporcional dhe transparent./Alsat/