Në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024 janë votuar vetëm kriteret e dinamikës së punës.
Gjithashtu është diskutuar lidhur edhe me dinamikën kohore e intervistimit të dëshmitarëve, por deputetët e këtij komisioni nuk u pajtuan, raporton kp.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar për hetimin parlamentar për tekstet shkollore, të ftohen shtëpitë botuese për ofertat që iu janë ofruar Ministrisë së Arsimit, drejtorin e prokurimit, zyrtarë, dhe drejtorë të arsimit, për te pasur informacione të sakta.
Haxhiu ka kërkuar që të pyeten se sa ka qenë kostoja financiare e viteve paraprake për mjetet shkollore.
“Kërkesa e iniciuar për hetim parlamentar për tekstet shkollore ka qenë epilogun e saj nga ky komision parlamentar. Duhet të përpunojmë listën ose agjendën për dëshmitarëve. Të kem akterë përgjegjës. Fillimisht shtëpitë botuese për ofertat që janë ofruar, akterët zyrtarë, sekretaren, drejtorin e prokurimit, arsimit për të pasur informacionet e sakta dhe pastaj kalojmë tek ata që janë politikë. Të kemi informacione sa ka qenë kostoja financiare e viteve paraprake”, ka thënë Haxhiu.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Agim Veliu nuk e sheh si të nevojshme t’i thërrasin të gjithë drejtorët e arsimit prej vitit 2008, sepse nuk mund të gjejnë asgjë.
“Besoj që kjo listë është e mjaftueshme. Nuk besoj që është e nevojshme t’i lëshohemi poshtë drejtorëve komunal të arsimit se nuk mund të gjejmë asgjë”, ka shtuar ai.
Kryetari i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka propozuar që Ministria e Arsimit të jetë e fundit në intervistim.
“Propozimi konkret, ata që përgjigjen në vitet pas 2023 i përfundon komplet, Ministria me struktura të veta të mbetet e fundit”, ka propozuar Dreshaj.
E këtë propozim anëtarja e koalicionit Vakat, Duda Balje e ka kundërshtuar, pasi që Ministria e Arsimit është kryesorja dhe ka informatat kryesore rreth mjeteve shkollore.
“Unë jam kundër. Si mundemi me i lënë ata në fund, ata janë autorët, duhet me marrë informata prej tyre që janë kryesorë”, ka kundërshtuar Balje.
Dreshaj ka dhënë dy propozime, ministria të jetë në fund ose e para, por të njëjtat janë kundërshtuar nga deputetët e këtij komisioni.
Rreth kësaj liste të të intervistuarve, deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza është shprehur se nuk voton derisa të sheh se si do të strukturohet kjo listë.
Në fund u vendos që së pari të strukturohet lista e dëshmitarëve për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, dhe pastaj të votohet kjo listë. /Kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

"Trump do dëbojë mbi 1.800 shqiptarë nga SHBA!" Ministri Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

Njohja nga Sudani hap debatin në Kosovë – merita e Osmanit apo ndikim i Erdoganit?

Rrëfimi i ish-diplomates: Si një shishe verë nga Rahoveci shkaktoi “përplasje diplomatike” mes Japonisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

“Nuk i paska pi tabletat”- zyrtari i Nismës i reagon Ramabajës pasi tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit