Komisioneri Hahn nesër bashkon pozitën e opozitën në një tryezë

Tanimë është bërë publike agjenda e nesërme e komisionerit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, i cili që nga mëngjesi do të fillojë takimet me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.
Fillimisht ai do të takojë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, pastaj përfaqësuesit të tjerë të institucioneve. Kurse, në mesditë ai do të ketë një takim me krerët e partive politike.
Ja agjenda e plotë e komisionarit Hahn:
Kryeministri Isa Mustafa pret në takim komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:00 (Vetëm Pamje) Konferenca e nivelit të lartë për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të BE-së - Kosovës Stimulimi i ekonomisë, zhvillimit dhe krijimit të vendeve të punës Vendi: Swiss Diamond, Salla Dyar 08:30 - 09:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve 09:00 Paneli i hapjes Fjalim nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi Fjalimi nga Johannes Hahn, Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Fjalimi nga Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës Fjalim nga Bekim Çollaku, Ministër i Integrimit Evropian Adresim nga Emmanuel Mitsou, President, Këshilli Evropian i Investitorëve 09:30 Diskutime interaktive me audiencën Kryeministri Isa Mustafa dhe komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, mbajnë konferencë të përbashkët për media.Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, salla p-38, ora 10:20. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, vendi: Kabineti i kryetarit, ora 10:50. Presidenti Thaçi pret në takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn (pamje dhe deklarata, ora 12:45). Tryeza e rrumbullakët të kryetarëve të partive politike Në tryezë merr pjesë edhe komisioneri Johannes Hahn. V endi: Salla N 409, Kuvendi i Kosovës , ora 14:00 (Pas punimeve të tryezës, komisioneri Hahn do t’u adresohet mediave)



















































