Nga: Charles Bukowski Përktheu: Fadil Bajraj

je më i mirë si kurrë më parë.
na ke tradhtuar.
ti je karthithës.
nëna ime të urren.
ti je i pasur.
ti je shkrimtari më i mirë në gjuhën angleze.
a mund të vij e të të shoh?
unë shkruaj si ti, por më mirë.
pse po vozit BMW?
pse nuk po mban më shumë orë letrare?
a të çohet më?
a e njeh Allen Ginsbergun?
çfarë mendoni për Henry Millerin?
a do ta shkruani parathënien për librin tim të ardhshëm?
po ua bashkangjes edhe një fotografi të Célineit.
po ta dërgoj edhe orën e xhepit të gjyshit.
xhaketa e bashkangjitur është thurur në stilin bavarez nga gruaja ime.
a je dehur me Mickey Rourkein?
jam vajzë 19 vjeçe dhe do të vij të ta pastroj shtëpinë.
ti je bastard qelbanik ngase u thua njerëzve se Shakespeare nuk ia vlen të lexohet.
çfarë mendon për Norman Mailerin?
pse po e vjedh Hemingwayin?
pse po e kritikon Tolstoin?
jam në burg dhe kur të dal do të vij të të vizitoj.
mendoj se ti je puthadorë.
ti ma ke shpëtuar jetën time të mallkuar.
pse i urren femrat?
të dua.
i lexoj poezitë tua në ndeja.
vërtet të gjitha këto gjëra i ke përjetuar?
pse po pi?
të kam parë në hipodrom, por nuk desha të të bezdis.
do të doja t’i ripërtërijmë marrëdhëniet tona.
vërtet rri gjithë natën e lume?
mund të të gjunjëzoj me pije.
ti po e vjedh Sherwood Andersonin.
a e ke takuar ndonjëherë Ezrën?
jam i vetmuar dhe mendoj në ty përnatë.
ç’dreq po kujton se je kah e mashtron?
gjinjtë nuk i kam ku me ditë se çka por këmbët i kam për merak.
në pidh të s’amës, o hajvan.
gruaja ime të urren.
të lutem a bën t’i lexosh e komentosh poezitë e bashkangjitura?
do t’i botoj të gjitha letrat që m’i ke dërguar.
ti je masturbues i nënëqirë, askënd s’mund ta mashtrosh.