LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja e Gjermanisë nuk do të luajë më me Adidas, largimi i saj kthehet në çështje në këtë vend

Kombëtarja e Gjermanisë nuk do të luajë më me Adidas, largimi i saj kthehet në çështje në këtë vend

Prodhuesi i pajisjeve sportive, Adidas, ka qenë partner i Kombëtares së Gjermanisë në futboll për 70 vite, por tashm Pancerat ka vendosur të kalojnë te Nike.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) shkaktoi shumë bujë duke njoftuar lidhjen e partneritetit me kompaninë amerikanin Nike deri në vitin 2034.

Kjo i jepte fund  një bashkëpunimi prej më shumë se 70 viteve besnikëri ndaj kompanisë bavareze Adidas.


Njoftimi vjen më pak se tre muaj para fillimit të Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Kjo lëvizje ka shkaktuar debat në Gjermani, ku edhe ministrat gjermanë kanë treguar zhgënjimin.

“Vështirë se mund ta imagjinoj një fanellë gjermane pa tre shiritat e markës gjermane Adidas”.

“Adidasi dhe e zeza-kuqe-verdhë, ngjyrat e flamurit gjerman, kanë qenë gjithmonë të pandashme për mua, si pjesë e identitetit gjerman. Do të vlerësoja pak më shumë patriotizmin vendas”, ka reaguar ministri i Ekonomisë dhe zv.kancelari Robert Habeck.

Zhgënjimin e ka shprehur edhe ministri i Shëndetësisë, socialdemokrati Karl Lauterbach.

Ai e konsideron gabim zgjedhjen e një kompanie amerikane për pajisjen e kombëtares gjermane, duke i ardhur keq se “tregtia po shkatërron një pjesë të atdheut dhe traditës”.

“Futbolli gjerman ka qenë gjithmonë pjesë e historisë ekonomike të Gjermanisë. Kombëtarja duke luajtur me tre vija, ishte e qartë si një top i rrumbullakët dhe loja që zgjat 90 minuta”, ka thënë Markus Soder, kryeministri i Bavarisë, një rajon në Gjermania jugore ku është edhe selia e Adidas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori