Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Timothy Orr, nga data 21 deri më datë 25 mars 2018, qëndroi për vizitë zyrtare në shtetin Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Në kuadër të kësaj vizite, gjeneral Rama ka zhvilluar takime përmbajtjesore me gjeneralin Orr dhe stafin e tij. Në këto takime është biseduar lidhur me thellimin dhe avancimin e Programit të Partneritetit Shtetëror në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
Gjeneral Rama në këtë vizitë pati mundësi të njoftohet për së afërmi me metodologjinë e përgatitjes, trajnimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës për zhvillim në bazë të planit vjetor.
Për të treguar rëndësinë e veçantë që ka ky program, gjeneral Rama, para pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës, paraqiti një prezantim lidhur me aktivitetet e përbashkëta dhe të arriturat e FSK-së, që nga viti 2011, kur është nënshkruar marrëveshja e Programit të partneritetit shtetëror”, thuhet në njoftimin për media.
Gjeneral Rama ka falënderuar gjeneralin Orr për kontributin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme të Gardës Kombëtare të Ajovës, në zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
FSK-ja dhe Garda Kombëtare e Ajovës, në kuadër të marrëveshjes së Partneritetit shtetëror Kosovë – Ajovë, që nga viti 2011, realizojnë për çdo vit aktivitete të përbashkëta. Garda Kombëtare e Ajovës prinë sa i përket bashkëpunimet që FSK-ja ka me shtetet tjera mike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa