LAJMI I FUNDIT:

Koloneli Layton premton vazhdimin e mbështetjes së Britanisë së Madhe për FSK-në

Koloneli Layton premton vazhdimin e mbështetjes së Britanisë së Madhe për FSK-në

Drejtori i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), gjeneral brigade Zymer Halimi, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak të komandantit të FSK-së, kolonelin nga Mbretëria e Bashkuar, Andy Layton, me rastin e përfundimit të misionit të tij në FSK.

Me këtë rast, gjeneral Halimi i shprehu kolonelit Layton falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij të pakursyer dhe kontributin e jashtëzakonshëm gjatë shërbimit në detyrën e këshilltarit të komandantit të FSK-së, si dhe gjatë tërë shërbimit të tij në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu, gjeneral Zymer Halimi falënderoi Mbretërinë e Bashkuar, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura britanike për bashkëpunimin, ndihmën dhe mbështetjen e tyre të sinqertë në zhvillimin, avancimin dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për përkrahjen e  tyre të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, ku  Mbretëria e Bashkuar ka kontribuar shumë dhe vazhdon të jetë zë i fuqishëm i FSK-së dhe Kosovës në zhvillimin e sektorit të sigurisë.


Nga ana e tij, kolonel Andy Layton, këshilltar i deritanishëm i komandantit të FSK-së, tha se, ndjehet i lumtur që misioni i tij po përfundon pikërisht në kohën kur FSK-ja po shënon rezultate, me vizion të  qartë, si  Forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Koloneli Layton tha gjithashtu se kohën e shërbimit në Kosovë dhe në MFSK e konsideron pjesë të rëndësishme të punës së tij, dhe se angazhimi dhe përkushtimi i oficerëve që bartin këtë detyrë në MFSK do të jetë i vazhdueshëm dhe se oficerët britanikë do të vazhdojnë të mbështesin FSK-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori