Trafiku i rënduar ka shkaktuar kolona të gjata automjetesh këtë mëngjes në "Rrugën e Kombit", në drejtim të Shqipërisë.

Siç shihet nga pamjet që ka siguruar Telegrafi, fluksi i lartë i veturave është kryesisht në zonën e pikës së pagesës.


Sipas navigimit në veturë, lëvizja është e ngadalësuar në segmentin që lidh rrugën E851 me aksin E762, ndërsa koha e udhëtimit është zgjatur ndjeshëm për udhëtarët që po kalojnë këtë rrugë në mëngjesin e sotëm.

Kolona përfshin shumë vetura me targa të huaja, kryesisht nga Kosova.

Kjo tregon se qytetarët janë duke shfrytëzuar edhe javën e fundit të këtij muaji që t’i drejtohen bregdetit shqiptar. /Telegrafi/