LAJMI I FUNDIT:

Kolliti fort dhe theu ashtin më të fortë në trup – rasti i çuditshëm tronditi mjekët kinezë

Kolliti fort dhe theu ashtin më të fortë në trup – rasti i çuditshëm tronditi mjekët kinezë

Femuri konsiderohet ashti më i fortë në trupin e njeriut dhe kinezi 35-vjeçar arriti ta thyejë atë – duke u kollitur.

Një rast i pazakontë ka habitur së fundmi mjekët kinezë, sepse frakturat e femurit ndodhin si pasojë e traumave të rënda, si rënie nga lartësia apo aksidente trafiku.

Një burrë i paidentifikuar u ankua te ortopedët se ndjeu një “dhimbje të mprehtë në këmbë” pasi u kollit shumë, por ai mendoi se ishte një spazmë.

Megjithatë, ai nuk mund ta mbante këmbën, ndaj vendosi të vizitojë spitalin.

Një rreze X tregoi një frakturë të femurit, por historia nuk kishte kuptim për mjekët, raporton odditycentral.

Ata vendosën të hetojnë rastin dhe të marrin në pyetje pacientin rreth shëndetit në përgjithësi – zakonet, dietën dhe mënyrën e jetesës. Përveç kësaj, është bërë analiza e densitetit kockor, e cila ka dhënë rezultate shqetësuese.

Doli të ishte e ngjashme me densitetin kockor të një burri 80-vjeçar!

Analizat rezultuan se ai nuk vuante nga sëmundje të tjera, ndaj u arrit në përfundimin se thyerja ishte pasojë e kockave të brishta, dietës së keqe dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Burri pranoi para mjekëve se kishte zëvendësuar ujin me pije me sheqer, të gazuara, të cilat mund ta kishin penguar trupin të thithte siç duhet kalciumin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Botë
Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët

Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët

Evropa
Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Botë
Rritet numri i të vdekurve në Turqi - temperaturat e larta shkaktuan zjarre të shumta

Rritet numri i të vdekurve në Turqi - temperaturat e larta shkaktuan zjarre të shumta

Turqia
Fillon ndërtimi i tunelit hekurudhor nënujor Danimarkë-Gjermani që do të ‘zëvendësojë’ rrugën 45-minutëshe me traget me një 7-minutëshe me tren

Fillon ndërtimi i tunelit hekurudhor nënujor Danimarkë-Gjermani që do të ‘zëvendësojë’ rrugën 45-minutëshe me traget me një 7-minutëshe me tren

Botë
Zgjidhje interesante në Vjenë: Qyteti prodhoi një seri podkastesh në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë

Zgjidhje interesante në Vjenë: Qyteti prodhoi një seri podkastesh në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë

Evropa
Kalo në kategori