Telegrafi

Kolapsi botëror me internet, BQK: Sistemi Ndërbankar i Pagesave është plotësisht funksional, disa shërbimet online janë ndikuar pjesërisht

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Sistemi Ndërbankar i Pagesave (SNP), i cili është një sistem kombëtar i pagesave, është plotësisht funksional dhe nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij.

BQK thekson se ky njoftim bëhet për të informuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë përdoruesit e shërbimeve bankare, pas lajmeve se kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike pësoi një ndërprerje të madhe, njoftoi kompania për NBC, duke ndikuar në mbarë globin.

Lexo po ashtu Pse kolapsoi në mbarë botën interneti?

“Megjithatë, disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre. Në atë rast, edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Problemi global i sigurisë kibernetike prek edhe KESCO-n

BQK bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet.

“Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar. Sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale”, thuhet tutje. /Telegrafi/