Site icon Telegrafi

KOK dënon ashpër fyerjet anti-shqiptare në Banjallukë

Foto: noc-kosovo.org

Komiteti Olimpik i Kosovës ka pritur me shqetësim të madh fyerjet anti-shqiptare të tifozëve serb në Banjallukë të Bosnjë e Hercegovinës, ku skuadra jonë e hendbollit, Besa Famgas, u takua me Borcin, në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane të hendbollit.

Tifozët e Borcit fyen lojtarët tanë në baza të ulta nacionaliste si: “Vritni, vritni shqiptarët”, “Kosova është Serbi”, “Vritni, që shqiptarët mos të ekzistojnë”, etj.

Lexo po ashtu Skandal në Banja Llukë: Tifozët serbë me thirrje nacionaliste dhe raciste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve

KOK dënon ashpër thirrjet e tilla, të cilat nxisin dhunë dhe urrejtje nacionaliste, e të cilat më së paku duhet të gjejnë vend në arenat sportive.

KOK, njëherit kërkon nga organet përkatëse të Federatës Evropiane të Hendbollit, të marrin masa ndaj klubit të Borcit, në mënyrë që nxitësit e dhunës të marrin dënimin e merituar.

Lexo po ashtu Thirrjet anti-shqiptare, EHF-ja do ta hetojë ndeshjen Borci – Besa Famgas

Po ashtu, përgëzojmë profesionalizmin dhe maturinë e shfaqur nga lojtarët e klubit Besa Famgas nga Peja, të cilët nuk ranë pre e provokimeve të huliganëve serb, ndërsa i inkurajon që në ndeshjen e kthimit që luhet në fundjavë në Pejë, t’iu japim shembull të mikpritjes dhe kulturës sportive.

Exit mobile version