Nga: Guy Standing (autor i librit The Politics of Time: Gaining Control in the Age of Uncertainty) / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Në gjithë Evropën ka zhurmë politike për gjetjen e mënyrave për të rritur kohën për punë. Oraret e shkurtra konsiderohen si burim kryesor i gjendjes së keqe ekonomike në rajon. Por, është përqendrimi në orët e punës është i gabuar. Në vend që të ushtrojnë presion mbi të papunët për të kërkuar punë, qeveritë duhet të mendojnë se si të rrisin produktivitetin e kohës që ndërlidhet me punën.
Për disa punonjës me orar të plotë, ditët mbushen me të ashtuquajturat “punët boshe”. Gjatë kërkimit për librin tim për kohën, hasa në shumë shembuj. Një rast i famshëm kishte të bënte me një nëpunës civil gjerman, i cili pas daljes së tij në pension ia dërgoi një letër kolegëve të vet duke u thënë se në 14 vitet e mëparshme ai ishte atje, por jo në të vërtetë atje, meqë nuk kishte asgjë për të bërë. Një rast tjetër kishte të bënte me një ekzekutiv në një kompani financiare në Londër i cili, pasi dha dorëheqjen, shkroi se për gjashtë vjet ia kishin dhënë pagat prej gjashtë shifrave për punën e cila ka mundur të përfundohet në më pak se gjashtë muaj.
Politikanët priren të matin punësimin, duke vështruar kohën e kaluar në punë të paguar dhe jo kohën e kaluar duke punuar. Kështu, nuk janë në gjendje të shohin pabarazinë në rritje midis atyre që kanë punësim të qëndrueshëm me kohë të plotë (salariati) dhe fuqisë së pasigurt punëtore të “prekariatit”.
Shumëkush në salariat kanë kohë të shumtë “të lirë” – aktivitete të kohës së lirë, si udhëtimet dhe pushimet. Pastaj është koha e kaluar me pagesë gjatë të ashtuquajturit CPT (trajnim i vazhdueshëm profesional), të cilin pjesëmarrësit shpeshherë e konsiderojnë si humbje të panevojshme kohe. McKinsey vlerëson se pesë për qind e të gjithë punonjësve me rrogë janë të nënpunësuar, saqë janë në gjendje të mbajnë dy ose më shumë punë me orar të plotë njëkohësisht, prirje të cilën McKinsey e quan “ngjyerja e dyfishtë”.
Për dallim, jo vetëm që atyre në prekariat u mungojnë këto përfitime, por duhet të bëjnë shumë punë të mundimshme dhe joproduktive. Një pjesë e madhe duhet të kërkojë punë teksa, për shembull, janë të punësuar me kontrata afatshkurtra. Kjo merr edhe më shumë kohë falë rritjes së sistemeve në internet të cilat i detyrojnë aplikantët të kalojnë nëpër raunde të shumta të plotësimit dhe testimit të formularit. Në disa vende mund të ketë pesë ose gjashtë raunde të tilla. Numri mesatar i aplikimeve që një punëkërkues bën përpara se të shkojë në një intervistë të vetme është më shumë se 25.
Disa raste mund të kërkojnë “punë për punë”, në të cilën punonjësit me kohë të pjesshme pritet të bëjnë punë të papaguar gjatë orëve të paregjistruara. Të tjerët, si kujdestarët që shkojnë shtëpi në shtëpi ose shoferët e dërgesave, mund të përfshihen në “pritje për punë” të paregjistruar. Kjo vlen jo vetëm për ata me kontrata prej zero orëve. Është shumë më e përhapur sesa kaq.
Në mënyrë të turpshme, ka një kërkesë të madhe ndaj prekariatit për të bërë “punë për shtetin” – si aplikimi për përfitime, demonstrimi i kërkimit të punës me kohë të plotë dhe ankesa kundër sanksioneve të përfitimeve. Ka gjithashtu deficit në rritje për kujdesin. Për shkak të plakjes dhe rritjes së kostove të kujdesit për fëmijët, aftësisë së kufizuar dhe kujdesit për të moshuarit, shumë njerëz po detyrohen të bëjnë kujdestari të papaguar dhe gabimisht futen te “pasiviteti ekonomik”. Kjo është puna së cilës duhet t’i jepet vlera e duhur ekonomike, jo të konsiderohet si diçka që thjesht duhet reduktuar për të rritur ofertën e punës dhe rritjen e PBB-së.
Çdokush, i punësuar apo i papunë, që kërkon përfitime nga shteti, është i detyruar të shpenzojë një kohë të gjatë duke aplikuar, duke pritur në radhë, duke plotësuar formularët, duke rregulluar CV-të, duke u ankuar kundër sanksioneve, duke mbledhur pasqyra financiare etj. Në Mbretërinë e Bashkuar, Departamenti për Punë dhe Pensione e bëri këtë të qartë – me prezantimin e skemës universale të pikëve – se dëshiron që papunësia të marrë aq kohë sa një punë. Të papunët duhet të dëshmojnë se po shpenzojnë të paktën 35 orë në javë duke kërkuar punë.
Tendenca të ngjashme ekzistojnë në të gjithë Evropën. Sa kohë humbet në ekonominë prodhuese për shkak se miliona njerëz janë të angazhuar në aktivitetet me kohë të humbur?
Ekziston një gjë e fundit e ulët për të cilën menduam se ishte mbetje e epokës viktoriane: koha e përdorur për të aplikuar për bamirësi dhe për të qëndruar në radhë për bukë, thjesht sepse nuk është e mundur të mbijetosh pa ndihmë. Kjo vlen jo vetëm për të pastrehët, por edhe për disa njerëz të punësuar.
Me pak fjalë, mund të bëhet shumëçka për ta çliruar kohën për punë produktive, e cila për momentin është e humbur. Politikat e kohës në një sistem fleksibil të tregut të punës, nuk janë të njëjta si për tregun e vjetër industrial. Qeveritë duhet të punojnë më mençur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025