Kodin që e përdorin stjuardesat për të biseduar për pasagjerin seksi

Siç duket stjuardesat e kanë një mënyrë të fshehtë për ta identifikuar dhe për të diskutuar rreth një pasagjeri joshës.
Na vjen keq stjuardesa, por këtë kod do ta bëjmë publik! – transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, nëse stjuardesat mendojnë se pasagjeri në ulësen 4D është seksi, ato i thonë njëra-tjetrës se do të donin t’i kalonin 4 ditë në Danimarkë.
Katër ditë në Danimarkë. 4D.
Pra, mund ta shihni kodin.
Ky sekret është zbuluar nga një ish- stjuardesë në një emision televiziv.
“Normalisht se kur jemi në aeroplan duke i bërë gati pijet, nuk mund të themi ‘oh shikoje sa seksi është ai’. Duhet të kemi më shumë kujdes.
Duke marrë parasysh se të gjithë i dimë numrat e ulëseve të karrigeve, ne themi ‘Jam duke menduar të qëndrojë shtatë ditë në Amerikë... duke nënkuptuar ulësen 7A”, ka treguar ish- stjuardesa në emisionin televiziv ‘Kyle and Jackie O’. /Telegrafi/





















































