Koalicioni qeverisës në Izrael është afër ndarjes pas një drame në parlament në lidhje me ligjin mbi zgjerimin e mbrojtjes ligjore për kolonizuesit në Bregun e okupuar Perëndimor.
Në atë që nga mediat izraelite u cilësua si vetëvrasje politike dhe si një nga votimet më të çuditshme në historinë e shtetit të Izraelit, pasi që dështoi votimi i projektligjit për të drejtat legale dhe civile për kolonizuesit hebrenj në Bregun Lindor në seancën e mbajtur gjatë hënës në mbrëmje.
Anëtarëve të parlamentit iu desh që të tregojnë pozicionet e tyre edhe mbi projektligjin, edhe mbi atë se a është më e rëndësishme për dobësimin apo fuqizimin e koalicionit të tyre, koalicion i cili humbi kohëve të fundit e humbi edhe shumicën, transmeton Telegrafi.
Elemente brenda koalicionit kundërshtuan projektligjin i cili u fut në votim me frikën se nëse nuk votohej, atëherë koalicioni i cili e hoqi nga pushteti kryeministrin Benjamin Netanyahu vitin e kaluar do të mund të prishet.
Ndërsa edhe opozita e krahut të djathtë votuan kundër projektligjit, edhe pse ata janë mbështetës të kolonializmit, duke bërë që projektligji të dështoi me një margjinë prej 6 votave, ku 58 vota ishin në kundërshtim të projektligjit ndërsa 52 vota ishin në përkrahje. /Telegrafi/