Në thelb krijimi i një qeverie koalicioni në Londër nuk duhej të shkaktonte irritim të madh, tek e fundit edhe në Holandë po konstruktohet një aleancë prej pesë partive. E, në sistemin bipolar britanik një ndryshim i vogël mund të jetë i dobishëm, për më tepër që nën David Cameronin ka pasur një koalicion mes konservatorëve dhe liberalëve. Tani janë Toriet ata që për mungesë të shumicës u duhet të bashkëpunojnë me një parti tjetër të vogël. Por DUP (Partia Unioniste Demokratike) nuk është një grupim si gjithë të tjerët. Çmimi politik, që duhet të paguajë Theresa May, mund të jetë mjaft i lartë.
DUP është një parti rajonale, e cila synon vetëm pushtetin në Irlandën e Veriut. Ajo është ekstremisht konservatore në politikën shoqërore, lufton çiftet brenda të njëjtit seks, pengon liberalizimin e abortit dhe më shumë duket si një relike nga shekulli i XIX-të. Përveç kësaj partia është rigorozisht protestante, gjë që krijon probleme në Britaninë e Madhe. Kritikët i quajnë nacionalistët Ulster sektar. E prej kohësh DUP e akuzojnë, që të paktën në kohën e brezit të themeluesve të saj ka pasur ekstremistë dhe lidhje me grupet e terrorit.
Me këtë grupim një qeveri në pushtet në Londër nuk do të duhej të shtrihej në shtratin politik. Në radhë të parë me të mund të rrezikohet e ardhmja e marrëveshjes së të Premtes së Pashkës në Irlandën e Veriut: Në Stormont Castle aktualisht nuk ka qeveri. Ndarja e pushtetit, për të cilën është rënë dakord mes Sinn Fein, partisë katoliko-irlandeze dhe unionistëve, që luftojnë për aleancën me Britaninë e Madhe, ka dështuar. Londra këtu duhet të jetë në fakt neutrale dhe nuk duhet të favorizojë asnjërën palë. Por pikërisht këtë po bën tani Theresa May në mënyrë të dukshme, sepse ajo i ka premtuar DUP, për mbështetjen që po i jep asaj, një miliardë mbështetje për buxhetin si dhe i ka bërë lëshime të tjera lidhur me shpenzimet. Kjo prishje ekuilibri mund ta shpërthejë situatën delikate në Belfast.
Kryeministrja britanike ka nevojë për mbështetjen e DUP në radhë të parë për të kaluar në parlament legjislacionin e nevojshëm për Brexit-in. Pa zërat e irlandezo-veriorëve ajo nuk ka shans ta arrijë këtë. Megjithatë, faktikisht do tëmjaftonte, nëse shtatë tori do tëndryshonin kahun në votim, për ta shembur këtë konstrukt të lëkundshëm. Nëse një grup i vogël pro-europianësh p.sh. do të refuzonin votën në procesin e ndërlikuar të këtij legjilsacioni, përmes të cilit fillimisht duhet kodifikuar e drejta e BE-së e pastaj gradualisht duhet shfuqizuar, Theresa May mund të detyrohej të jepte dorëheqjen.
DUP në parim është për një Brexit radikal ndaj ajo mund ta mbështesë Theresa May-n. Por faktikisht ajo ia kufizon kryeministres hapësirën e veprimit, sepse irlandezo-veriorët duan detyrimisht t’i mbajnë të hapura kufijtë me Irlandën. Por të dyja nuk shkojnë – në këtë pikë duhen bërë kompromise. Hapësira e veprimit për May-n në bisedimet për Brexit në Bruksel këtej e tutje do të varet nga qendrimi dhe interesat e DUP.
Si miqtë dhe armiqtë në Londër aktualisht e konsiderojnë si mjaft të kufizuar kohën politike të Theresa May-t. Disa madje parashikojnë një ndryshim qysh në shtator, ndërsa të tjerë disa muaj më vonë. Kushdo që ta pasojë atë, do të trashëgojë edhe lidhjen e dyshimtë me DUP. Kjo aleancë më bazë të lëkundur do të thotë, se në Londër nuk ka një shumicë solide, për të negociuar një marrëveshje të arsyeshme për Brexit. Veçanërisht kompromiset e arsyeshme ekonomike dhe politike do të jenë të vështira, sepse anëtarët e DUP janë fundamentalistë.
Kjo nuk është qeveria e fortë dhe e qendrueshme, për të cilën ëndërronte në fushatën elektorale Theresa May. Kjo është më tepër një qeveri e dobët dhe e lëkundshme. Në fund prej kaosit në qeveri mund të përfitojnë kundërshtarët e Brexit. Nga kaosi në qeveri mund të hapen portat, që konsideroheshin deri tani të mbyllura. Në Londër hë për hë janë sërish të shtrura në tryezë të gjitha opsionet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Karim Adeyemi afër kalimit te gjiganti i Ligës Premier
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime