Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Koalicioni AAK-NISMA ka marrë tetë ulëse në legjislativin e ri të Kosovës.
Rezultatet përfundimtare të KQZ-së tregojnë se kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK- Nisma, Ramush Haradinaj ka fituar gjithsej 44.996 vota.
Daut Haradinaj ka marrë 26.449 vota, kryetari i NISMA Fatmir Limaj 25.718, Bekë Berisha 15.973, Time Kadrijaj 15.597, Lahi Brahimaj 12.737, Arbëreshë Krasniqi 12.138 dhe Xhevahire Izmaku 10.749 vota