LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të pranohet nga të gjithë  

KMDLNJ: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të pranohet nga të gjithë  

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga të gjitha palët që ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

KMDLNj thotë se është kundër çdo fjalori që thërret apo nxitë dhunë sikur edhe kundër linçimit publik që po i bëhet sidomos gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, pasi morën vendimin.

Këshilli fton të gjithë liderët e partive politike të ushtrojnë autoritetin për qetësim të situatës, duke u distancuar nga çdo kërcënim apo veprim i dhunshëm.


“KMDLNj përkrah çdo protestë apo shprehje të pakënaqësisë që bëhet në përputhje me Ligjin dhe në mënyrë paqësore. Protestat e paralajmëruara nuk kanë asnjë efekt në vendimin e Gjykatës Kushtetuese përveç se do ta dëmtojnë subjektin politik që i organizon protestat në rast se ushtrohet dhunë gjatë protestave. Konstelacioni i krijuar politik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk  siguron një qëndrueshmëri qeverisëse dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2021”, thuhet në reagim.

Sipas KMDLNJ-së, në një situatë ku afërsisht 58-60 deputetë shqiptarë janë në opozitë është e paimagjinueshme që mund të merren vendime të mëdha dhe të rëndësishme për Kosovën.

KMDLNj pret dhe kërkon që liderët politikë të Kosovës, në mënyrë të përgjegjshme të kontribuojnë që situata të mos përshkallëzojë dhe të bëhet dorëzim-pranimi i përgjegjësive institucionale në mënyrë të qetë, ndryshe do të marrin tërë përgjegjësinë për pasojat e mundshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori