Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate për media ka shprehur përkrahjen për punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.
KMDLNj i quan të drejta kërkesat e punëtorëve.
“Është dita e tretë kur një numër i të punësuarve në aeroportin “Adem Jashari” po bëjnë grevë për realizimin e të drejtave që iu takojnë dhe të cilat iu mohohen nga menaxhmenti i këtij aeroporti. Madje, pas ditës së parë të grevës, menaxhmenti i aeroportit për të shembur pakënaqësinë e drejtë të grevistëve mori masa ndëshkuese ndaj tyre duke mos lejuar të hyjnë në hapësirën e aeroportit 9 grevistë me një arsyetim të sajuar se po e pengojnë punën për të punësuarit e tjerë”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.
KMDLNj është plotësisht i vetëdijshëm për specifikat dhe rrethanat në aeroport mirëpo ia përkujton menaxhmentit të Aeroportit se e drejta për grevë është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e cila duhet të respektohet dhe e cila është e garantuar me ligjet e zbatueshme në Kosovë.
“Gjithashtu , edhe organizimi sindikal në kuadër të së cilës greva është njëri ndër mekanizmat për realizimin e të drejtave të mohuara e që është edhe arsye e grevës janë të rregulluara me ligjet e Kosovës prandaj janë të pakundërshtueshme nga të gjithë e në rastin konkret nga menaxhmenti i aeroporti “Adem Jashari””, thekson KMDLNj.
KMDLNj, në kuadër të mandatit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut përkrah kërkesat e drejta të grevistëve të aeroportit “Adem Jashari” duke kërkuar nga menaxhmenti që të mos ndërmerr masa shtrëngimi dhe dënimi ndaj grevistëve sepse ato masa janë të dënueshme me ligj dhe përbëjnë shkelje flagrante dhe të rëndë të drejtave të njeriut.
“KMDLNj-së i janë drejtuar edhe më parë të punësuarit në këtë aeroport ku dëshmojnë për shkeljet që ua bënë menaxhmenti dhe disa raste ka arritur t’i zgjidhë pozitivisht në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës së Kosovës. KMDLNj pati propozuar që të bëhen hetime me rastin e deportimit të 6 gylenistëve përmes këtij aeroporti dhe një fluturim ilegal duke e konsideruar se ky deportim përbënë një hallkë të zingjirit kriminal gjatë deportimit ilegal nga përgjegjësia e të cilit nuk përjashtohet një pjesë e menaxhmentit dhe stafit të aeroportit “Adem Jashari”, thuhet në fund të komunikatës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Rama, vizitori i parë i Terminalit të ri
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Telegrafi Jobs - Aleati juaj i besuar në kërkimin e punës
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?