Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se profesorët e Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike ‘të formuara gjatë fushatave elektorale’ nuk kanë asnjë arsye të vetme për grevë, si reagim i skajshëm i pakënaqësisë sepse krahasuar me universitetet publike të rajonit, të ardhurat i kanë shumë të larta kurse përgjegjësinë e kanë minimale.
“Përveç se mungojnë në ligjërata dhe se si suflerë i dërgojnë asistentët e tyre, tipari kryesor dallues i shumicës së tyre është flirtimi dhe bashkëjetesa me strukturat politike të pushtetit, pavarësisht se cila apo cilat parti janë në pushtet. ‘Nobelistët’ e Universitetit të Prishtinës, jo rrallë herë kanë qenë supermen të vërtetë duke punuar në deri shtatë (7) vende pune!”, thotë KMDLNJ përmes një reagimi për media.
Duke kritikuar cilësinë e arsimit në UP, KMDLNJ ka theksuar se “Nepotizmi është mënyrë e të punuarit dhe standard moral dhe profesional në Universitetin e Prishtinës sikur edhe plagjiatura e punimeve, shkencore që është dëshmuar në shumë raste por se kanl mbetur kryesisht të pandëshkuara”.
Ky këshill thotë se i janë drejtuar prindërit që për shkak të grevës në çerdhet publike janë detyruar t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhet private dhe për këtë detyrohen të paguajnë mjete shtesë për faktin se ose duhet të paguajnë, ose duhet të mos shkojnë në punë.
“Për këtë arsye KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon të mos paguajnë për shërbime që nuk u ofrohen, përkatësisht të mos paguajnë për çerdhe publike për aq kohë sa atë refuzojnë të ofrojnë shërbime. Dhe nëse çerdhet kërkojnë kompensim për shërbimet që nuk i kanë ofruar dhe për këtë përdorin kërcënimin se do t’i largojnë këta fëmijë nga çerdhja, prindërit duhet të bëjnë padi te organet përkatëse”, bën thirrje KMDLNJ.
KMDLNj kërkon gjithashtu nga prindërit që të këmbëngulin që fëmijët e tyre t’i vijojnë mësimet duke i dërguar në shkolla dhe duke qëndruar me ta sikur që kërkon nga studentët e Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike ‘të formuara gjatë fushatave elektorale të protestojnë para rektoratit duke kërkuar përgjegjësi për ata që me aq lehtësi dhe pa asnjë arsye të mirëqenë ua humbën afatin e janarit duke i vënë në pikëpyetje edhe afatet tjera’. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale