Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj bastisjeve që po bëhen në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit.
KMDLNj thotë se policia e EULEX-it po shpërfillë skajshmërish institucionet e Kosovës, ndërsa thekson se Policinë e Kosovës po e përdor si “punëtorë krahu”.
Lexoni të plotë komunikatën e KMDLNJ-së:
KMDLNj pasi është informuar se forca të policisë së EULEX-it dhe Gjykatës Speciale nga mëngjesi i datës 6 nëntor 2020 kanë filluar bastisjen e shtëpisë së presidentit të dorëhequr Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit , Kadri Veseli , e para në Çagllavicë kurse e dyta në qendër të qytetit , afër selisë së PDK-së.
Sigurimin e terrenit po e bënë Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes dhe është vërtetuar se informata ishte e saktë. Pas bërjes publike të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër presidentit të dorëhequr, Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u dorëzuan vullnetarisht dhe pa asnjë kundërshtim në selinë e EULEX-it e që , pastaj së bashku me shefin e grupit parlamentar të VV , Rexhep Selimi, me një aeroplan special u dërguan në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Vlen të theksohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selim dje , sikur edhe Jakup Krasniqi para dy dite nuk kundërshtuan me asgjë ndërhyrjen e Gjykatës Speciale madje bënë thirrje publike që të mos protestohet apo kundërshtohet në çfarëdo forme puna e Gjykatës Speciale.
Policia e EULEX-it po shpërfillë skajshmërisht institucionet e Kosovës ndërsa Policinë e Kosovës po e përdorë si “punëtorë krahu” ndonëse më parë kryetarja e kësaj Gjykate pati deklaruar se pikërisht Policia e Kosovës do të ketë mandat për bastisje dhe arrestime eventuale.
Të bastisen familjet e të arrestuarve e që janë dorëzuar paqësisht dhe vullnetarisht nuk ka asnjë kuptim përveç demonstrimit të një arrogance dhe agresiviteti të Policisë së Gjykatës Speciale që për qëllim ka frikësimin e të gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë Gjykatë.
Nëse pala kosovare ka dëshmuar se është e gatshme për Bashkëpunim me “drejtësinë ndërkombëtare “ atëherë si mund të arsyetohet ky arbitraritet dhe arrogancë e Policisë.
Policia e EULEX-it dhe ajo e Gjykatës Speciale duhet ta kenë të qartë se edhe personat e privuar nga liria kanë të drejtat që iu takojnë , të trajtohen me dinjitet, sipas ligjeve të Kosovës dhe sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për personat e privuar nga liria.
Me këto veprime arrogante dhe agresive përveç se po shkelen të drejtat e familjarëve të personave të privuar nga liria , në mënyrë flagrante po shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të plotëfuqishëm të gjykatës kompetente. Policia e EULEX-it jo se ka qenë e shquar në Kosovë për neutralitet apo korrektësi sepse gjithmonë është sjellë nga pozita e të fortit duke mos e përfillur asnjë ligj të Kosovës.
Realisht kjo sjellje krejtësisht e panevojshme e Policisë së Gjykatës Speciale dhe mungesa e transparencës së Gjykatës Speciale do të ndikojë shumë keq në bashkëpunimin e mëtutjetshëm në trajtimin e dyshimeve të pretenduara dhe se do të ndikojë në tensionimin e panevojshëm të situatës . Po në këtë kohë po bastiset edhe shtëpia e Rexhep Selimit ndonëse edhe ai ishte arrestuar ditën e djeshme.
KMDLNj fton institucionet e Kosovës të kërkojnë që Policia e EULEX-it dhe ajo e Gjykatës Speciale të sillen në përputhje me ligjet e Kosovës për faktin se Kuvendi i Kosovës është themelues i Gjykatës Speciale dhe , për çdo gjë që është nën mandatin e Gjykatës Speciale, institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë pronësinë mbi këtë Gjykatë dhe të mos lejojnë sjellje arbitrare dhe mungesë totale të transparencës.
KMDLNj fton të gjitha organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të monitorojnë sjelljen e Policisë së Gjykatës Speciale si dhe të shqyrtojnë rastet që trajtohen nga kjo Gjykatë për faktin se kjo Gjykatë ndjek të dyshuarit ekskluzivisht në baza etnike dhe 95 % të viktimave ua mohon të drejtën elementare të njeriut , të drejtën për drejtësi.
KMDLNj fton Komitetin Ndërkombëtar për Parandalimin e Torturës të përcjellë dhe hetojë sjelljen e Policisë së Gjykatës Speciale sepse ky edhe është mandati kryesor i këtij Komiteti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit