LAJMI I FUNDIT:

“Klima dhe çmimet e lira”, plazh edhe në nëntor – turistët zgjedhin Vlorën për të pushuar

“Klima dhe çmimet e lira”, plazh edhe në nëntor – turistët zgjedhin Vlorën për të pushuar

Në Vlorë vazhdon të bëhet plazh megjithëse jemi në mesin e muajit nëntor.

Temperaturat e larta kanë bërë që qytetarë të Vlorës, pushues vendas të mbërritur në Vlorë për fundjavë, si dhe turistë të huaj ti drejtohen bregdetit.

Pushuesit tregojnë se në çdo ditë me diell i drejtohen plazhit dhe premtojnë se edhe në muajt në vijim nuk do t’i ndahen detit.


“Për neve nuk ka nëntor dhe dhjetor. Ka kohë e mirë, shfrytëzoje në maksimum. Kjo është motoja jonë. Kohë e mirë, plazh. Kohë e keqe nuk vijmë. Bëjmë shëtitje buzë detit.”

Për të huajt që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime, Vlora mbetet gjithmonë një destinacion i tyre. Vlerësime kanë për ushqimin dhe klimën, por tregojnë se janë të kënaqur edhe me çmimet që qytetit bregdetar ofron në muajt e vjeshtës.

“Zgjodhëm Shqipërinë për shkak se udhëtimi ishte mjaft i lirë. Ne gjithashtu ishim të lirë këtë periudhë të vitit. Ne kemi vizituar një prej restoranteve që është sipër në kodër, kishte pamje të mrekullueshme prej aty. Vlora na pëlqen shumë. Njerëzit në këtë qytet janë shumë të mirë. Dielli, klima këtu janë magjike. Do t’ua sugjerojë këtë vend miqve të mi, unë gjithashtu do të kthehem sërish, shpresoj që vitin tjetër të vizitojë jugun e Shqipërisë”, tha për A2 CNN një turiste nga Holanda.

Përgjatë kësaj fundjave numri i turistëve të huaj në qytet, është më i ulët se përgjatë tetorit, por vazhdojnë të jenë në shifra të konsiderueshme për vjeshtën, krahasuar me një vit më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Lajme
Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Lajme

"Konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike", Haxhiu thotë se po përballet me gjuhë denigruese gjatë kandidimit për kryeparlamentare

Lajme
Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Lajme
Kalo në kategori