Një klient i zemëruar drejtoi veturën sportive nëpër një holl të një hoteli luksoz në Shangai.

Sipas mediave lokale gjithçka ndodhi pasi i riu nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ishte pritur nga punonjësit e hotelit.


Madje, thuhet se ai ishte zemëruar edhe më shumë për faktin se i kishte humbur laptopi gjatë qëndrimit në hotel.

Mësohet se klienti 28-vjeçar është arrestuar pas ngjarjes në të cilën nuk ka të lënduar. /Telegrafi/