Site icon Telegrafi

Kjo shtëpi në Skoci mund të bëhet e juaja për vetëm 11,500 euro, nëse jeni të gatshëm t’i pastroni mbeturinat brenda saj

Kjo shtëpi do të dalë në ankand për vetëm 11,500 (10,000 funte) – por do t’ju duhet të kaloni nëpër “male” me mbeturina dhe papastërti përpara se të hyni në të.

Shtëpia me tarraca me dy dhoma gjumi në sheshin Raby në Hartlepool është një projekt i përsosur “DIY” për blerësit e mundshëm që nuk e kanë problem të bëjnë renovime për ta bërë shtëpinë të tyren.

Shtëpia vjen e “kompletuar” me një grumbull dheu, dy televizorë të thyer, dërrasa të ndryshme, disa enë boshe me bimë dhe një derë të bardhë e cila është hequr nga menteshat dhe e mbështetur në një mur, e gjithashtu në dhomën e ndenjes ka një karrocë supermarketi, shkruajnë mediet britanike, përcjell Telegrafi.

 

Shtëpia gjithashtu ka nevojë për punë strukturore pasi ka pjesë të tavanit që janë shembur dhe ka myk të zi që vazhdon të ngjitet në mure, i cili është i vështirë për t’u hequr qafe.

Një nga dhomat e gjumit është e mbushur me thasë me mbeturina dhe pëlhura të ndotura, si dhe një tub alumini dhe dritarja është e mbuluar nga një leckë e ndotur.

Ekziston gjithashtu një numër i madh i degëve të pemëve. Pavarësisht ndyrësisë, prona ka dalë në shitje në ankand përmes shtëpisë së ankandit McHugh&Co.

Mund të jetë një investim ideal për blerësit për herë të parë që janë të gatshëm të ndërmarrin një projekt për të marrë një shtëpi për shumë më lirë se çmimi mesatar. Është reklamuar si një “shtëpi me dy tarraca që kërkon modernizim të plotë”.

Shtëpia gjendet afër stacionit të trenit në Hartlepool, një stacion që ka lidhje direkte me qytete si Sunderland, Durham dhe Newcastle, teksa marina është vetëm 10 minuta larg me veturë. Shtëpia del në ankand zyrtarisht që nga 23 maji, me një çmim fillestar prej vetëm 11,500 eurove (10 mijë funteve). /Telegrafi/

Exit mobile version