Një grua e frustruar i dorëzoi qesen me jashtëqitje të qenit, fqinjit të saj në Lancaster të Anglisë.
Kjo erdhi pasi ata e kishin lënë kafshën e tyre të bënte atë që bëjnë qentë në shëtitore jashtë shtëpisë së saj.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Andrea Whiteside, 53 vjeçe, u filmua duke qëndruar në pritë për fqinjët e saj që kalonte pranë, përpara se t’i jepte me shpejtësi “dhuratën”.
Ajo u tha atyre: ‘… kjo ju përket juve. Qeni juaj po ecën përsëri jashtë kopshtit tim’.
Dhe fqinji u shfaq mjaft i qetë, mori qesen dhe u largua. /Telegrafi/