Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 69 vota për dhe 33 kundër votuan Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Në sallë të pranishëm ishin 113 deputetë, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës votoi kundër.


Sipas përllogaritjeve të dala nga raporti i deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion, përcjell Telegrafi, del se kryekuvendari Konjufca ka një pasuri të paluajtshme mbi 380 mijë euro në pronësi të përbashkët familjare.

glauk pasuria

Konjufca në deklarimin e fundit të pasurisë, thotë se ka një veturë Passat 3C në vlerë prej 3,500 euro e blerë me mjetet financiare të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai thotë se nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

Për sa i përket parave të gatshme, Konjufca ka deklaruar se ka 4 mijë euro në xhirollogari bankare.

glauk vetura

glauk hyra

Lidhur me detyrimet, i pari i Kuvendit të Kosovës thotë se nuk ka asnjë borxh financiar.

Nga të hyrat vjetore, ai thotë se nga paga e paga ka marr 23 mijë e 779 euro, kurse nga mëditjet mbi 4,800 euro. /Telegrafi/