Stili i ish-manekines dhe damës së parë të Francës reduktohet në ngjyrë të zezë, të zezë dhe të zezë!
Bashkëshortja e ish-kryetarit francez Nicolas Sarkozy, pothuajse në çdo rast bart ekskluzivisht ngjyrën – e zezë!
Qoftë kur është fjala për fustanet, pantallonat, bluzat, kombinezonin apo ndonjë rrobë tjetër apo aksesor, Carla vendos për ngjyrën e zezë.
Edhe pse ka ten të shndritshëm dhe sy të mrekullueshëm të gjelbër, jemi të sigurt që asaj do t’i rrinin gjithashtu mirë edhe shumë ngjyra të tjera, mirëpo në ngjyra të tilla shumë rrallë shihet, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, duke e bërë këtë galeri, kemi arritur të gjejmë vetëm një fotografi në të cilën Carla nuk është e veshur me rroba ngjyrë të zezë, por në ndonjë ngjyrë tjetër.
Aty-këtu, mund të ndodhë që ta shihni me çantë apo me ndonjë detaj në ngjyrë tjetër, mirëpo ajo e bën këtë vetëm për t’u shmangur nga stili komplet i zi gjithmonë dhe për të gjitha rastet!
Carla Bruni rriti standartet e supermodeleve të Francës kur u bë Zonja e Parë e Francës. Udhëtimi i saj nga modele në Zonjën e Parë është një përrallë moderne e ditëve të sotme.
Shumë e krahasojnë stilin e saj me Jackie Kennedy, por ajo ndihet më tepër komode me etiketimin e saj si Modele. Karakteri i saj i thjeshtë e bën atë një ikonë të dashur të Francë. /Telegrafi/