Site icon Telegrafi

Kjo është femra më seksi në botë sipas “Maxim” (Foto)

Sipas shefave të kësaj reviste, ajo ishte e pakonkurrencë në këtë garë, duke marrë më shumë se 60 për qind të votave.

Stella Maxwell është dashuria e re e aktores së famshme Kristen Stewart, ndërsa tani sipas përzgjedhjes së revistës së njohur “Maxim”, ajo është shpallur si femra më seksi për vitin 2016.

Sipas shefave të kësaj reviste, ajo ishte e pakonkurrencë në këtë garë, duke marrë më shumë se 60 për qind të votave. Dhe bukuroshja është shprehur e kënaqur por edhe e befasuar me këtë titull.

“Është vërtet një lajm i jashtëzakonshëm për mua dhe ndjehem shumë e lumtur, por sinqerisht nuk e kam pritur. Të arrish të zgjidhesh si njëra nga femrat më seksi në botë në mesin e shumë bukurosheve, është vërtet një e arritur e madhe për mua. Falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua”, ka deklaruar Stella.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Engjëllushja e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret” e cila vjen nga Irlanda, këtyre ditëve gjendet në Bahame, ku ka realizuar disa seanca të nxehta fotosh dhe me këto foto ajo është mburrur edhe në “Instagram”. Ajo me engjëllushet tjera të “Victoria’s Secret”, ditët po i kalon në plazhet e bukura të këtij vendi, duke u kënaqur me rrezet e diellit, derisa fansat e tyre po kënaqen me fotot lakuriqe. Më herët mediet, supermodelen e kanë lidhur me këngëtaren kontroverse Miley Cyrus, ndërsa javëve të fundit ajo shumicën e kohës e kalon në shoqëri të aktores së filmit “Twilight”, Kristen Stewart, për të cilën thuhet se është dashnorja e saj. /Zeri/Telegrafi/

 

Exit mobile version